Will Smith hedh poshtë zërat për divorcin

Will Smith dhe bashkëshortja e tij, Jada Pinkett Smith, kanë hedhur poshtë zërat se janë në prag të divorcit, pas 17 vitesh martesë.
“Zakonisht nuk i përgjigjem budallallëqeve (sepse janë ngjitëse). Por shumë njerëz më kanë shprehur keqardhjen e tyre sa që thash “Edhe unë duhet të merrem me budallallëqet”, ka shkruar aktori në Facebook.
“Prandaj, në përgjigje të interesit të vazhdueshëm: Unë dhe Jada nuk do të divorcohemi! Ju premtoj të gjithëve se nëse një ditë vendos të ndahem nga Mbretëresha ime, do ju njoftoj vetë!”, ka shkruar Smith.
Ndërkohë pak minuta më pas ka ardhur edhe një status i bashkëshortes së tij e cila ka shkruar: “Mbreti im foli!”

Advertisement