WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto telefona

Në disa smartphone të vjetër aplikacioni i njohur WhatsApp nuk do të jetë më funksional. Që prej datës 31 Dhjetor 2019 është njoftuar se ky aplikacion  nuk do të punojë më në telefona me sistem operativ Windows.

Aplikacioni, i cili është në pronësi të Facebook pritet të mos funksionojë edhe në disa telefona të tjerë, por ndryshe nga telefonat e mësipërm që si datë është caktuar 31 Dhjetori, për to mosfunksionimi i aplikacionit do të nisë që prej datës 1 Shkurt të vitit 2020.

Advertisement

WhatsApp  nuk do të jetë më aktiv në aparate celular me sistem operativ Android 2.3.7 dhe platforma IOS 7 në iPhone.

/Opinion.al/