Artisti kanadez The Weeknd sapo ka publikuar albumin e tij më të ri të titulluar “Starboy” dhe një pjesë të këngëve ka zgjedhur ti publikojë në versionin audio në kanalin e tij zyrtar ne youtube. Duket se njëra prej këtyre këngëve është e ngjashme me këngën “Nallane” që artisti shqiptar, Flori Mumajesi ka publikuar një vit më parë. Rastësi që tashmë na bën të mendojmë se jo vetëm këngët shqiptare mund të kenë ngjashmëri me këngë të famshme të huaja. Vetë Flori e ka postuar në Instagram duke shkruar me humor: “biçim nallane” dhe ka të drejtë për këtë. Këngët janë vërtetë të ngjashme. Bëhet fjalë për “Six feet under” nga The Weeknd që mesa duket ka “veshur” “Nallane”-n e Florit duke ju referuar vijës melodike.

Nuk e dimë ende nëse artisti kanadez e ka gjetur frymëzimin tek kënga e publikuar një vit më parë nga Flori Mumajesi në bashkëpunim me DJ Vickyn por na pëlqen të mendojmë që: “Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”. Kështu i kanë shkruar edhe fansat Mumajesit pas këtij postimi. Nuk besojmë që Flori të jetë mërzitur për këtë huazim por nëse The Weeknd merr ndonjë Grammy do ishte bukur të dëgjonim një “Thank You Flori Mumajesi”. Përtej shakave është ndjesi e mirë kur artistë të mëdhenj me famë botërore krijojnë të ngjashmet e artistëve shqiptarë, edhe pse do të ishte akoma më bukur sikur në Grammy të dëgjohej një “Faleminderit” nga vetë Flori.

Advertisement

https://www.instagram.com/p/BNomhLYjusu/