Pas transmetimit nëpër radiot në mbarë botën, “We are gold” do të fillojë shitjet dixhitale në 7 gusht. Kënga është një power-pop eksploziv, një triumf energjie pozitive dhe e rikonfirmon sërish Mika-n si një talent unik në muzikën bashkëkohore. Në këtë singëll artisti shoqërohet nga Andrea Crouch Gospel Choir. “We are gold” është remixuar dhe nga emra të tjerë të rëndësishëm si Calvin Harris, Mirwais dhe Don Diablo. Videoklipi është realizuar nga Jonas Akerlund, regjisor i videove historike si “Ray of Light” & “Music” të Madonna-s, “Walk on” të U2, “Smack my bitch up” të Prodigy dhe së fundmi “Paparazzi” nga Lady Gaga.
Disku që do të publikohet në shtator është kompozuar tërësisht nga vetë Mika i cili është edhe bashkëproducent së bashku me Greg Wells. Është regjistruar dy vitet e fundit sa në Londër e sa në Los Angelos, me bashkëpunime të The Seawind Horns, Imogen Heap të Frou Frou, Owen Pallet i Arcade Fire dhe Stuart Price. Albumi do të përmbajë midis të tjerash edhe këngë si “Blame it on The Girls” që bashkon pianon dhe perkusionet në një ritëm të parrezistueshëm dhe “Rain” që përmban violina të arranxhaura nga Owen Pallett dhe programuar nga Stuart Price, një këngë që me siguri do të tejmbushë pistat e kërcimit nëpër diskoteka. Pas gjithë këtyre detajeve të zbuluara, me zorr po presim të dëgjojmë punët e reja të Mika.