Kryeministri Edi Rama akuzoi ditën e dielë Partinë Demokratike për mungesë solidariteti në ditën e rënies së komandantit të policisë në krye të detyrës.

“Vajmedet PD që dhe ditën e rënies së punonjësit të policisë në krye të detyrës s’të nxjerr goja një fjalë solidariteti po veç llum e për lumë”, shkoi Rama në “Facebook”.

Advertisement

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili në deklaratë shkruante se ai dhe partia që ai drejton u solidarizuan të parët me familjen dhe forcat e policisë sapo ngjarja ndodhi. “S’ka gjë më të turpshme të sulmosh opozitën ditën e rënies së oficerit në krye të detyrës”, shkruhet në deklaratën e kreu të PD-së.

Më tej Basha thotë se Rama, “tani që i plasin në fytyrë lidhjet kriminale të ministrit të Brendshëm mbrohet duke sulmuar opozitën dhe duke keqpërdorur me ligësi perverse të rënët në krye të detyrës. Marre e turp për këtë vajmedet Kryeministër”.