“Ne jemi të vendosur të krijojmë në fshatrat tuaja standardet më të mira të mikpritjes, të jetesës dhe ti shndërrojmë ato në qendra të fuqishme të turizmit në Shqipëri. Unë ju siguroj ju, se vitet që vijnë janë vitet e mëdha të Shqipërisë turistike. Ne këtë kontekst bregu pa mëdyshje është potenciali më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë turistike, duke ju garantuar për infrastrukturën më moderne, për furnizimin më të mirë të parametrave evropiane me energji” tha Berisha. “Tradita juaj e shkëlqyer e ullirit dhe agrumeve nuk është një traditë për tu lëne mbas dore, ndaj u bëj thirrje ju të mbillni ullinj dhe agrume pa kufizim. Qeveria do tua financojë ato. Nuk duhet të lemë burim pa shfrytëzuar për mirëqënien tonë, po kështu edhe ju. Ju keni qenë, në dekada e dekada, në mos shekuj, eksportues të ullirit dhe të agrumeve më të shkëlqyera, ndaj ju bëj thirrje që krahas përparësisë absolute për turizmin, ne tu kthehemi edhe kulturave më tradicionale të kësaj zone të mrekullueshme” shtoi më tej kryeministri para banorëve të qarkut të Vlorës.