Al Pacino është zyrtarisht baba i 4 fëmijëve në moshën 83-vjeçare. Roman Pacino ka ardhur në jetë si frut dashurie mes Al Pacino-s dhe të dashurës së tij Noor Alfallah.
Alfallah zbuloi për USA TODAY se ishte tetë muajshe shtatzënë në Maj, lajm ky një vit pas lidhjes së çiftit. Mësohet se Al dhe Noor janë bashkë prej Prillit të vitit të kaluar dhe lidhja e tyre romantike u konfirmua pasi ata u panë bashkë duke dalë nga një restorant në Kaliforni.
Këtë Prill, Alfallah postoi një foto me Pacinon në Instagramin e saj teksa ata vizitonin galerinë e artit në Neë York.
Pacino ka tre fëmijë të tjerë, vajzën Julie Marie, 33 vjeç, me ish të dashurën e tij Jan Tarrant dhe binjakët 22-vjeçarë Anton dhe Olivia me Beverly D’Angelo. Ndërkohë për Alfallah kjo është hera e parë që bëhet nënë. Ajo ishte e lidhur më parë më
Mick Jagger, me të cilin u nda në 2018-ën.
Al Pacino-s iu shtua një anëtar i ri në familje, ashtu siç ndodhi me mikun e tij Robert De Niro i cili u bë baba së fundmi për herë të 7-të.