Martohet vajza e Eminem!

Vajza e madhe e Eminem, Alaina Marie Scott është martuar me partnerin e saj Matt Moeller. Motra më e vogël e Alaina, Hailie Jade Mathers ishte edhe shoqëruesja e saj në ditën e shënuar.

Scott postoi foto në rrjetet sociale nga dasma, të shoqëruara me diçiturën: “9 Qershor 2023, një nga ditët më të bukura të jetës time. Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im gjithmonë do të gjejë tëndin”.

Advertisement

Scott dhe Moeller u fejuan në Dhjetor të vitit 2021.

Babai i saj, Eminem nuk ishte i pranishëm në fotot e dasmës të postuara në rrjetet sociale. Ai e adoptoi Alaina kur ajo ishte fëmijë, ndërsa nëna e saj biologjike, e cila ka ndërruar jetë është motra e ish-gruas së reperit, Kim Scott.