Ndërkohë që kanë nisur konkurset për ata që do të fillojnë për herë të parë studimet e larta, mësohet se ministrja Lindita Nikolla tashmë ka caktuar datën e fillimit të viti të ri akademik 2018-2019.
Viti akademik do të fillojë si zakonisht në mesin e muajit tetor, konkretisht në datën 15 dhe do të përfundojë më 30 shtator 2019.
Në urdhrin e ministres Lindita Nikolla, të zbardhur nga “Panorma”, saktësohen edhe datat e pushimeve dimërore, që nisin 1 ditë para Krishtlindjeve dhe përfundojnë më 4 janar.
Në lidhje me aplikimet për të studiuar në universitet, nxënësit kanë edhe 4 ditë kohë për të aplikuar. Faza e parë përzgjedhëse shpallet më 29 gusht, për të vazhduar më tej me raundin e dytë.