Muza e shumë stilistëve të mëdhenj të viteve ’80-’90, modelja Naomi Campbell, mbush sot 48 vjeç, edhe pse nuk tregon aspak.
Ende parakalon nëpër pasarelat më të rëndësishme të modës dhe në 4 qershor do të nderohet me çmimin “Fashion Icon 2018”.
Naomi ka arritur që të qëndrojë në botën e modës më shumë se 25 vjet dhe ende është një ndër personat më me ndikim në këtë industri. Me origjinë nga Xhamajka, Campbell ka lindur në Londër, në 22 maj 1970. Në vitet ’90 ka qenë pjesëtare e atyre që quheshin “Big Six” (Gjashtëshja e madhe), bashkë me Cindy Crawford, Claudia Schiffer, Linda Evangelista, Christy Turlington dhe Kate Moss.