Nëse nuk i keni parë ende me siguri do t’i shihni të stampuara ngado mbi bluza, fustane të shkurtër, çanta e sandale. Stella McCartney ka dizenjuar një koleksion të tërë të frymëzuar nga deti: fustane, këmisha, funde dhe çanta të mëdha. Ndërkohë Asos dhe H&M propozojnë fustane të gjatë fantastikë dhe sandale shumë të rehatshme.