Nga fillimet me “Shpëtoni ushtarin Ryan” deri tek “Fast & Furious”, sukseset e Vin Diesel janë vlerësuar në të gjithë botën duke e bërë personazhin e tretë më të ndjekur në Facebook, pas Cristiano Ronaldo dhe Shakira.

101 milionë ndjekësit e tij festojnë sot 50 vjetorin e aktorit kalifornian, i quajtur shumë herë si njeriu i mijëra fytyrave.

Advertisement

Jo të gjithë e dinë që Vin ka një vëlla vëlla binjak dhe që nuk e ka njohur kurrë babain biologjik. Ka në fakt një raport shumë të mirë me babain adoptues, Irving Vincent, i pari që e çoi në rrugën drejt recitimit.

Filloi të luaj në teatër thuajse rastësisht, por ajo eksperiencë i pëlqeu shumë dhe që atëherë u zbavit duke interpretuar personazhe të çdo lloji, nga ushtari Caparzo në kryeveprën e Steven Spielberg tek Riddick, nga anëtari i një klani mafioz Giacomo DiNorscio tek roli i baby sitter në “Missione Tata”.

Pikërisht me këtë film është e lidhur dhe një anekdotë për Vin Diesel. Pas shumë filmave aksion, aktori vendosi të recitojë në komedi për t’i bërë qejfin gjyshes, e cila ishte e shqetësuar pasi nipi i saj po ndërtonte reputacionin e një djali jo të mirë.
Dashuria për familjen ka qenë gjithmonë një vlerë e fortë në jetën e Vin dhe pikërisht të afërmve të tij i janë kushtuar shumë postime që shfaqen më faqen e tij sociale.

Por, kinemaja dhe familja nuk janë pasionet e vetme të yllit, që përveç një shtëpie prodhimi ka edhe një regjistrimi dhe ka themeluar një shoqëri të videogames.

Pasioni për lojërat e ka çuar të shkruajë parathënien e librit për 30 vjetorin e “Dungeons & Dragons”.