Policia gjermane është në ndjekje të personit që kreu sulmet para 2 ditësh, ku vdiqën 12 persona të shtypur nga kamioni që u fut në një zonë tregtare.
Ditën e djeshme, policia bëri me dije se personi i arrestuar për ngjarjen, një pakistanez me emrin Named B., u vërtetua se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin, ndaj do të lihet i lirë.
Terroristi i këtij akti vijon të endet i lirë në rrugët e Berlinit dhe policia ka shtuar numrin e forcave të policisë që janë duke patrulluar zonat kryesore të qytetit, pasi ekziston frika e një sulmi tjetër që do të ishte fatal dhe i pafalshëm.
Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që terroristi të ketë dhe mbështetje nga persona të tjerë.
“Nuk do të gjejmë qetësi, derisa ta kapim terroristin dhe bashkëpunëtorët e tij. Duhet të jemi vigjilentë për gjithçka, por nuk duhet të jemi në panik”,- tha ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizeire.
Për sulmin në fjalë akuzohen militantë të shtetit islamik, ISIS.