Videoskandali, burg 24-vjeçarit 2 shokët e të miturës lihen të lirë

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj tre të rinjve, protagonistë në videoskandalin në Qendrën Spitalore Universitare, ku ata shihen të ngacmojnë seksualisht 17 vjeçaren pa ndjenja.

Në seancën e sotme, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 24 vjeçarin Evarist Pasha, ndërsa ka lënë të lirë me detyrim paraqitje dy adoleshentët, shokët e të miturës. I pari që ka dalë përpara trupit gjykues ka qenë 24 vjeçari Evarist Pasha, ndaj të cilit togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për akuzën e ngacmimit seksual. Ndërsa për dy adoleshentët me iniciale A.B dhe P.K, gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje” për akuzën e moskallëzimit të krimit. Evarist Pasha 24 vjeç, ish-student infermierie, ndërsa në momentin e përfshirjes së tij në videoskandal punonte si sekser në një agjensi funeralesh. Ai rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë i dënuar me 6.8 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Nga hetimet e prokurorisë deri më tani rezulton se 24 vjeçari nuk kishte njohje të mëparshme me dy të arrestuarit e tjerë A. B., Patrik Kaço, por se ishin gjendur në ambientet e urgjencës nga rrethana të ndryshme. Nga ana e tij, gjatë marrjes në pyetje, Pasha ka pranuar para grupit hetimor përfshirjen e tij në video, siç edhe nga pamjet. Së bashku me 3 të rinjtë janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë A. Bushaj, 19 vjeç, nga Tirana dhe D. Lamaj 18 vjeç, nën akuzën e ngacmimit seksual. Një ditë më parë të tre të rinjtë kishin deponuar në polici se videon e kishin nisur si lojë dhe nuk e dinin se përbënte shkelje ligjore. Nga ana e saj, 17 vjeçarja e cila ra pre e ngacmimit seksual të të rinjve, në dëshminë e saj përpara hetuesve ka kërkuar ndëshkimin maksimal për autorët, të cilët po sipas të miturës, kishin qenë me të në një lokal nate, ku ajo kishte përfunduar e dehur.

Advertisement