Videoja do të shfaqet për herë të parë të hënën më 28 Shkurt. Klipi mban regjinë e Nick Knight dhe Laurieann Gibson dhe padyshim bashkëpunimin e Lady Gaga. Ky singëll i artistes ka thyer rekorde në mbarë botën. Është renditur në vendet e para të klasifikimeve dhe ka shitur 1 milion kopje në vetëm një javë. Jemi shumë kuriozë të shohim çmendurinë e radhës së këngëtares eksentrike. Ndërkohë ju ftojmë të shijoni performancën e Lady Gaga-s në Grammy Awards 2011.


