Dje u festua 104-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe nuk kishin si të mungonin edhe urimet nga personazhe të njohur të ekranit.
Një nga këto personazhe është edhe Eneda Tarifa, e cila kish zgjedhur të uronte festat e nëntorit në një mënyrë të veçantë. Me një video në Instagram, këngëtarja dhe ish-moderatorja e “Portokalli” ka treguar vajzën e saj të vogël, Arian, duke recituar një vjershë për festën e flamurit.
“Valëvitet nëpër fasta,
Një shqiponjë vizatuar,
Në një copë të kuqe gjaku,
Të gjithë rrinë duke nderuar!
Gëzuar festat edhe nga ne!”, – shkruan Eneda në përshkrimin e videos.
Teksa dëgjojmë vogëlushen të recitojë aq bukur vjershën, në fund e ëma e saj na tregon se kjo është vjersha e parë e Arias. S’na mbetet gjë tjetër veçse të themi: Bravo Aria! /Blitz.al/