Emisioni investigativ “Le Iene” ka publikuar një skandal seksual. Minorenë nga 8 deri në 16 vjeç tregojnë se bëjnë seks me persona të ndryshëm, nga policë, karabienerë deri tek gjykatës italianë dhe paguhen 20-deri në 30 euro. Djemtë janë kryesisht nga Rumania por edhe nga Bosnja dhe tregojnë se i gjejnë klientët përreth stadiumit të Barit.
Tomi, vetëm 8 vjeç tregon në fshehtësi për ‘Le Iene’ se bën seks me burra, të cilët vijnë e marrin me makinë, ndërsa pranon se “gjithçka e bëj për para”. Kur i pyesin se çfarë bëjnë me paratë që fitojnë ata thonë se shkojnë për të ngrënë, apo blejë diçka për të veshur. Dëshmitë janë të tmerrshme.