Video/ Pas 115 orësh nën gërmadha, nxirret gjallë gruaja shtatzënë bashkë me vajzën në Turqi…

Pavarësisht se shpresat po shuhen për njerëzit që ndodhen nën rrënoja, ka ende persona që po nxirren të gjallë pas kaq shumë orësh.

Pesë ditë që nga lëkundja e parë me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, njerëzit ende po nxirren të gjallë nga rrënojat.

Advertisement

Një grua shtatzënë dhe vajza e saj e vogël u nxorën me barelë nga një ndërtesë e rrafshuar në qytetin turk të Gaziantep, pasi mbijetuan për 115 orë.

BBC shkruan se shumë njerëz që janë shpëtuar në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi pas 110 orësh.

Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e më shumë se 24 mijë personave. Ky rajon është shtëpi e 13.5 milionë njerëzve. Shifrat e reja, të cilat çdo ditë po rriten, përfshijnë mbi 19.888 njerëz të vdekur në Turqi dhe më shumë se 3.500 në Sirinë tashmë të shkatërruar nga lufta civile. Gjithashtu, dhjetëra mijëra njerëz u lënduan.

Edhe pse ekspertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë për një javë ose më shumë, shanset për të gjetur të mbijetuar në temperaturat e ulëta, po zbehen.