Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë Lindore.
Sipas mediave turke paslëkundjet kanë qenë të shumta mbi 50 të tilla dhe disa prej tyre me magnitudë mbi 6.5 ballë të shkallës rihter.
Një zhurmë e madhe është dëgjuar, ndërsa ndërtesat janë shembur në pak sekonda. Në videon e mëposhtme të hapur nga kamerat e sigurisë në një lokal shohim termetin e fuqishëm i cili ka zgjatur më shumë se një minutë.