Këngëtarja Eranda Libohova, përveçse për vokalin e saj dhe rrugëtimin e gjatë në karrierën muzikore, është edhe mjaft e veçantë në mënyrën se si vishet.
Duke folur pikërisht për look-un dhe pamjen e saj të jashtme Eranda ka zbuluar disa sekrete të vogla në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, “Rudina”. Këngëtarja ka treguar se në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH, përkatësisht në vitin 1996, ajo kishte vendosur të paraqitej jo vetëm me një këngë të bukur, por edhe me një kombinim ndryshe në veshje e që të krijonte kontrast.
Eranda ishte kombinuar me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, por duke qenë se kishte dashur shumë që të kishte këpucë të verdha dhe të tilla nuk kishte në shitje asokohe, atëherë ajo i kishte çuar te këpucari për t’i lyer. E teksa i kishte marrë vetëm disa minuta para festivalit këpucët, këngëtarja ka treguar se boja e verdhë ende nuk ishte tharë, megjithatë kontrasti që ajo donte ishte arritur.
Më poshtë po ju rikujtojmë se për cilën dalje skenike bëhet fjalë specifikisht: