Edhe pse “Kënga Magjike” ka disa ditë që ka përfunduar, një nga këngët që u kthye në të preferuarën e publikut ka qenë “Nëntori”, kënduar nga Arilena Ara. Por duke qenë se kjo këngë është me doza nostalgjike dhe ka një përmbajtje të dhimbshme referuar dashurisë së larguar, mund të ketë nga ata persona të cilët e përdorin më së miri këtë për të bërë pak humor e për t’u argëtuar.
E kush tjetër mund ta bënte këtë më mirë se Kledi Bahiti dhe Bruno? Të dy djemtë e familjes “Threedots” janë tepër aktivë në rrjete sociale teksa ndajnë momente gazmore nga aktiviteti në studiot e labelit, ku ndjekësit kanë mundësi t’i njohin përtej muzikës karakteret e tyre. Vetëm pak minuta më parë, Kledi dhe Bruno, në një video të hedhur në Instagram, kanë vendosur të modifikojnë disi këngën e Arilenës për t’ia kushtuar këtë këngë një dashurie tjetër…picës!
Arilena kërkon që nga kalendari të hiqet muaji nëntor, ndërkohë që Kledi dhe Bruno kërkojnë që në kalendarin e tyre të ketë vetëm pica “Macho” nga Proper Pizza.
Ja pra, Bruno dhe Kledi e bënë publike dëshirën e tyre për festat e fundvitit, si dhe kalendarin e vitit që vjen. Juve keni ndonjë preferencë picash për kalendarin tuaj?