Justin Bieber është rrahur me një burrë me trup shumë herë më të madh se ai.
Kjo është vetëm një nga incidentet ku është përfshirë këngëtari, që kanë bërë që miqtë e tij të kenë frikë se ai po kalon një kolaps nervor.
Një burim i afërt i 22-vjecarit ka thënë se miqtë e tij janë shumë të shqetësuar për gjëndjen mendore të Bieber.
“Atij i duket sikur njerëzit e harrojnë se është një njeri si gjithë të tjerët dhe ndonjëherë ka nevojë edhe për privatësi.”
Kohët e fundit ai vetë ka shprehur shqetësimin lidhur me ndjenjat e tij për fansat dhe se i duket sikur po e trajtojnë si “një kafshë në kopsht zoologjik”.