Flori Mumajesi, përveçse një këngëtar i suksesshëm, ka gjithashtu një sens të hollë humori dhe këtë na e ka vërtetuar përmes videove të ndryshme në rrjete sociale. Personazhet e Bletushes dhe Ganiut mund të themi qartë se u bënë shumë popullorë pas videove që Flori dhe Dj Vicky postonin në Instagram. Sot artisti i njohur ka postuar një video në Instagram me një nga filtrat e  Snapchat-it, duke na dhënë lajmin e fundit: Flori ka bërë hundën operacion.

“S’ka ngel njeri pa e bërë hundën. Thashë ta bëj edhe unë. I vura ca mustaqe dhe një zemër. Për këtë duhet të falënderoj shumë, shumë klinikën hundëderrat e vegjël”,- shprehet Flori me humor në videon e postuar. Kirurgjia plastike është kthyer në trend kohët e fundit dhe producenti ka zgjedhur këtë mënyrë për të treguar se po u “bashkohet” edhe ai operacioneve plastike, edhe pse vetëm përmes filtrave të Snapchat-it./Blitz.al/

Advertisement

https://www.instagram.com/p/BNOioZojP7e/?taken-by=iamflorimumajesi