Video e babait të ndjerë përlot Cristiano Ronaldo-n

Nuk e kishte parë asnjëherë.

Një video e babait të ndjerë e ka përlotur Cristiano Ronaldo-n. Kur gazetari britanik Piers Morgan i tregoi videon yllit të futbollit ai nuk i mbajti dot lotët. Në video babai tregonte sa krenar ishte me djalin e tij në fillimet e karrierës.

Advertisement

Babai i Ronaldo-s është ndarë nga jeta në vitin 2004 pas problemeve që kishte me alkoolin.

“Nuk e kisha parë kurrë këtë video. E pabesueshme. Mendoja se kjo intervistë do ishte për të qeshur, nuk e prisja të qaja”,-është shprehur Ronaldo.

Në dokumentarin e moderatorit të “Good Morning Britan” që do të shfaqet së shpejti, Ronaldo ka treguar gjithashtu që ai asnjëherë nuk e ka njohur babain e tij, pasi ai qëndronte i pirë. Ronaldo na përloti edhe ne, kur u shpreh se asnjë nga çmimet që ka marrë nuk kanë vlerë, pasi babai i tij nuk arriti ta shikonte se si ai është bërë sot: një yll në futboll.

/RevistaClass/