Victoria Beckham tregon pse ajo shpesh shfaqet me syze dielli, dhe kjo pasi “është gjithë natën” me fëmijët e saj. Ish Spice Girls duke folur në Hong Kong ku ndodhet për dyqanin e saj të modës, thotë: “Unë i dua femrat. Dua të fuqizoj gratë”.
“Mendoj se syzet e diellit janë prekja finale e veshjes së një femre. Unë mbaj syze dielli sepse si shumë nëna, jam gjithë natën me fëmijët e mi. Ata fshehin një sërë zakonesh”, ka thënë Vic.
43-vjeçarja foli dhe për marrëdhëniet e saj si shefe. “Dikush më tha njëherë që nuk bërtas kurrë. Unë bërtas, por në shtëpi. Por kam shumë respekt për njerëzit me të cilët punoj dhe nuk e bëj”, ka thënë Beckham.
“Unë shkoj në punë çdo ditë dhe jam e lumtur dhe shumë me fat”, vijon më tej. Victoria ka 4 fëmijë me bashkëshortin e saj ish -futbollist, David; Brooklyn, 18 vjeç, Romeo, 14 vjeç, Cruz, 12 vjeç dhe Harper 5 vjeçe.
“Familja ime është gjithçka për mua. Do të bëja gjithçka për ta. Ne flasim çdo ditë me video kur jam larg, dhe nuk e di se sa herë në ditë. Dhe David udhëton gjithashtu për punën e tij. Por gjithmonë njëri nga ne të dy është në shtëpi me fëmijët. Shumë rrallë ndodh të jemi të dy larg. Harper është në një moshë tashmë që është shumë kreative dhe i pëlqen të shkruajë letra, që është shumë gjë e bukur. Tani është afërsisht gjashtë, dhe po rritet shumë shpejt”, rrëfen Victoria.