Posh, bashkëshortja e David Beckham, nëna e katër fëmijëve, stilistja dhe dizenjuesja e modës, Victoria Beckham është një prej personazheve publikë që admirohet nga të gjithë për elegancën dhe linjat e saj dhe sot feston ditëlindjen.

Gjithmonë e bukur dhe në formë ish-Spice Girl, nuk i tregon aspak 44 vitet që mban mbi shpatulla. Ajo ka festuar ditëlindjen pranë fëmijëve dhe bashkëshortit të saj dhe dukej shumë e lumtur në postimet e bëra në Instagram.

Advertisement

Birthday eve with my babies x love u so much @davidbeckham kisses x

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

 Victoria ka treguar rutinën për të qëndruar në formë që përfshin ushtrimin e përditshëm. Ajo ka treguar për revistën Grazia se ushtrohet dy orë në ditë: “Unë zgjohem, bëj gjysmën e ushtrimeve, shoqëroj fëmijët në shkollë, pastaj kthehem dhe mbaroj ushtrimet para se të shkoj në punë. Ushtrohem çdo ditë, ngre muzikën dhe kërcej. Ato dy orë në ditë unë fik telefonin, përqëndrohem te vetja ime dhe e përdor kohën për tu frymëzuar.”

Së fundmi ajo ka bashkëpunuar me firmën e rrobave sportive Reebook së bashku me basketbollistin e famshëm Shaq O’Neil.