Koleksioni vjeshtë – dimër 2009/2010 i të brëndshmeve të Emporio Armani kësaj here vjen e prezantuar nga një nga ikonat e modës botërore, zonja Beckham. Viktoria ka deklaruar se i ka pëlqyer jashtë mase ky bashkëpunim dhe ka pozuar shumë krenare në prezantimin e koleksionit në qendrën komerciale Macy’s Herald Square të New York. E kush nuk do të ishte krenar të pozonte për Emporio Armani?