Vetëm nënat mund ta kuptojnë incidentin që i ka ndodhur Vesa Lumës

U bënë disa muaj që këngëtarja Vesa Luma dhe djali i vogël janë bashkuar me Big Basta-n në Zelandën e Re.

Vesa publikon shpesh foto dhe video ku tregon rreth jetës së saj të re familjare. Këtë herë ajo ka publikuar një foto ku tregon një ndodhi që vetëm nënat mund t’a kuptojnë.

Advertisement

“Del prej shtëpisë me fustan, për një ditë të bukur vere të diele familjare…dhe përfundon me bluzën e burrit. E di e di…po vetëm nënat e kuptojnë”,- ka shkruar Vesa në rrjete sociale.

Me siguri fustani, si të gjithë nënave dhe Vesës i ka ndodhur i njëjti incident, djali ja ka bërë pis me ushqim.