Vetëm dy ditë pas njoftimit të befasishëm Meghan Markle largohet nga Britania

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, është rikthyer në Kanada për tu bashkuar me djalin e saj, Archie, ndërsa bashkëshorti i saj Princ Harry po përpiqet të mbajë nën kontroll familjen Mbretërore.

Largimi për në Kanada vjen vetëm dy ditë pasi Harry dhe Meghan bënë njoftimin e befasishëm se do të largohen nga rolet e tyre mbretërore dhe do të bëhen të pavarur financiarisht.

Pas një qëndrimi gjashtë-javor në Vancouver gjatë periudhës së festave, çifti kanë vendosur të ndajnë kohën e tyre duke jetuar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Jugut, duke vijuar me planet e tyre për të ardhmen.
Një zëdhënës ka konfirmuar se Meghan është rikthyer në Kanada për t’u kujdesur për djalin e saj tetë muajsh, i cili qëndroi me një dado ndërsa prindërit e tij fluturuan për në Mbretërinë e Bashkuar për të dhënë lajmin, që u prit “si bombë” nga familja.
Një burim i afërt i Pallatit, tha se vendimi i tyre kishte “dëmtuar” dhe zhgënjyer familjen dhe se Mbretëresha kishte porositur të katër familjet mbretërore të gjejnë një “zgjidhje” të shpejtë “brenda disa ditësh dhe jo javësh”.

Burimi i Pallatit të Buckingham tha se familja mbretërore po vepron me nxitim për të gjetur një zgjidhje sa më parë lidhur me situatën që çifti ka krijuar.

/TopChannel/