Vetëm 5 muaj lidhje/ Rita Ora po planifikon dasmën me regjisorin 46-vjeçar

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora po shijon romancën me regjisorin Taika Waititi dhe tashmë ata shfaqen kudo bashkë si çift. Së fundmi, ata rrëmbyen vëmendjen me fotot që artistja publikoi në Instagram, nga festa e ditëlindjes së 46-të të regjisorit nga Zelanda e Re. Ata nisën të shoqëroheshin në muajin mars, por thuhet se kanë nisur të diskutojnë edhe për martesën, shkruan britanikja Daily Mail.

“Taika e quan Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit”, është shprehur një burim. Rita thuhet se ka planifikuar fillimisht një ceremoni private dhe më pas një festë të madhe.

Advertisement

Taika ka qenë i martuar me producenten Chelsea Winstanley, por ata u divorcuan në vitin 2018. Ndërkohë, Rita është përfolur shpesh për lidhjet e saj, por asnjëra prej tyre nuk ka shkuar deri në martesë.