Veshjet në plan të dytë

Këngëtari i ka shtyrë kështu planet, pasi dizenjot e tij do të ishin shumë të shtrenjta dhe në këtë kohë krize do të ishte e vështirë për njerëzit që t’i blinin. “Më duket sikur i flas konsumatorëve të mi. Në këtë situatë ekonomike dhe me stilin tim dhe vëmendjen ndaj detajeve, veshjet e mia nuk do të ishin të lira. Nuk është koha e duhur për një linjë veshjesh”,- ka thënë ai. Teksa ka folur për stilin personal 31 vjeçari Usher ka pranuar se stili i tij ka ndryshuar me kalimin e viteve. “Shijet e mia zhvillohen akoma më tepër teksa prezantohem me gjëra të reja, teksa udhëtoj e përjetoj eksperienca të reja dhe mënyra jetese të ndryshme”. Përsa i përket mjekrës që mban kohët e fundit Usher ka thënë se është më tepër çështje stinore, se fashion-i. Thjesht e mban ngrohtë.

Advertisement