Pasi jetuan larg njëri tjetrit për gati një vit, më në fund e gjithë familja është e bashkuar.
Këngëtarja Vesa Luma dhe djali i saj Liam, i janë bashkuar Big Bastës në një shtet të ri ku po rindërtojnë jetën e tyre.
Vesa ka ndarë gjithmonë me miqtë e saj momente nga kjo lumturi që po jeton. Ajo ka treguar pak nga ambjenti ku janë akomoduar dhe gjithçka duket se po shkon për mrekulli.
Mjafton të shohësh publikimet e saj për të parë se vendi që kanë zgjedhur për të jetuar nuk kanë të sharë.
Ata kanë zgjedhur Zelandën e Re, një vend që rrallë herë është dëgjuar të frekuentohet nga Vip-at tanë.
Dy këngëtarët e dashur të skenës shqiptare nuk kanë treguar nëse dhe atje do të angazhohen me projekte muzikore apo do të gjejnë diçka tjetër për të jetuar.