Cristiano Ronaldo ka shkaktuar polemika të shumta pasi postoi një foto së bashku me mikun e tij Jose Semedo, ish-futbollist i Sheffield Wednesday në Angli. “Kombinim i përkryer, çokollatë e zezë dhe e bardhë” shkroi bashkëngjitur fotos ylli portugez, por pavarësisht 2.7 milionë pëlqimeve ishin të shumtë komentuesit që e akuzuan portugezin si racist. Megjithatë, të shumtë ishin edhe komentuesit e tjerë që e mbronin portugezin duke thënë se nuk kishte vend për kritika në atë status.