Veronika Lario i kërkon divorcin Berluskonit

Nuk ishte e panjohur për askënd që Berluskoni i kishte pikë të dobët femrat e bukura. Pas listave elektorale për zgjedhjet në Parlamentin Europian, që ishin të mbushura me emra modelesh dhe ish konkurentesh të “Grande Fratello” apo “Isola dei Famosi”, pika që mbushi kupën dhe irritoi zonjën Lario ka qenë dhurata e një gjerdani prej floriri dhe diamante që Berluskoni i ka bërë një zonjushe 18 vjeçare për ditëlindjen e saj. Zonja është e indinjuar për këtë fakt, sepse Berluskoni nuk është kujtuar as për ditëlindjet e fëmijëve të tij në këto vitet e fundit. Është një histori që premton të kthehet në telenovelë dhe kapitullin tjetër padyshim do ua sjellim në ditët në vijim.

Advertisement