Këtë të dielë, vendi është mbërthyer nga ngricat dhe temperaturat e ulta.

Sipas institutit të gjeo-shkencave, temperatura më minimale mëngjesin e së djelës është shënuar në Vermosh në vlerën – 27 gradë celcius.

Advertisement

Në qarkun Dibër raportohet se temperatura minimale ka arritur në vlerën – 26 gradë celcius. Prishtina shpalli gjendjen e emergjenës dhe sipas matjeve meterologjike, temperatura minimale të dilën është shënuar – 26 gradë celcius.

Për sinpotikatët e diela është dita e fundit me temperatura kaq të ulta në vendin tonë.

Temperaturat e ulta kanë shkaktuar dhe ngrirjen e ujërave të lumit Drin. Siç edhe duket në foto, realizuar sot në zonën e Lezhës, lumi ka ngrirë aq sa akulli mban edhe njerëzit.