Ekzistojnë disa vende në planetin tonë, të cilat nuk lejohen të vizitohen për asnjë arsye.
Për shkak të historisë së tyre në të shkuarën tashmë ato janë kthyer në vende që nuk mund të vizitohen nga turistët.
Një ndër ta është dhe Muzeu Kombëtar Jiangsu i Sigurisë dhe Edukimit.
Ky muze i ri kinez për spiunim ka armë të maskuara si buzëkuq, monedha të vjetra që fshehin dokumente, dhe harta të fshehura në një kuvertë letrash.
Personat që mund të vizitojnë dhe të hyjnë në këtë muze janë vetëm kinezët. Kjo është një zgjedhje që ka bërë vetë shteti kinez për të mos i bërë publike gjërat që ndodhen në këtë muze pavarësisht vjetërsisë dhe rëndësisë së tyre.