Këshillat e saj duhen marrë gjithmonë parasysh…
Angelina Jolie vizitoi qendrën komunitare 92nd Street Y në New York mbrëmjen e shkuar për të folur për filmin e saj “First They Killed My Father’.
Pjesa që u mbajt mend më së shumti nga fjalimi i Jolie ishin këshillat e saj për vajzat dhe gratë e reja:
“Inteligjenca juaj është gjithçka. Mendja juaj dhe gjërat me të cilat e mbushni veten. Nëse e kaloni ditën duke bërë shopping, do të jeni ajo lloj gruaje. Nëse e kaloni ditën duke lexuar, udhëtuar dhe mësuar, do të jeni ajo lloj gruaje. Dhe ky i fundit është lloji që doni të jeni. Mendoj se duhet t’i inkurajojmë vajzat drejt kësaj të fundit, sepse kanë dëgjuar boll për të parën. Kur ta kuptojnë vërtet, do ta dinë dhe do ta ndjejnë dhe do të punojnë drejt këtij qëllimi. Do të jenë më të ndërgjegjshme për botën.”