Veliaj takon biznesin e vogël: Të gjithë do të trajtohen njësoj

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë dëgjesës që ka zhvilluar me përfaqësues të biznesit të vogël, tha se pas 21 Qershorit të gjitha bizneset do të trajtohen njësoj.
I pyetur nga një qytetar lidhur me programin e tij për taksat, Veliaj tha se nuk do të ketë preferenca në mbledhjen e taksave, ashtu siç ndodh tani, ku arrihet të mblidhet taksa vetëm nga gjysma e bizneseve.
Veliaj tha se është e nevojshme të ngrihet edhe Këshilli Ekonomik i Bashkisë, në mënyrë që këtu të diskutohet çdo vendim për investimet, para se të kalojë në Këshillin Bashkiak, njësoj siç veprohet në Këshillin Kombëtar të Punës.
Por, ish-ministri i Mirëqenies Sociale, sot kandiati kryesor i mazhorancës, gjatë dëgjesave tha se edhe në bashkinë e re do të ketë një fond për nxitjen e punësimit, në mënyrë që edhe pushteti vendor të ketë mundësi punësimi.

Advertisement