Veliaj takon banorët e Shën Gjergjit, premton rrugë dhe shërbime më të mira

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me banorët e fshatit Shën Gjergj në Tiranë.
Kjo zonë kthehet në një pjesë të Bashkisë së Tiranës dhe Veliaj, në takimin me banorët, foli për infrastrukturën që mungon në këtë zonë, por edhe shërbimet që me bashkinë e re do të rikthehen.
“Janë 3 çështje që do i kemi parasysh pas fitores sonë. E para, duhet të rregullojmë infrastrukturën pasi ka shumë fshatra që ende janë të izoluara. E dyta, çështja e prodhimeve bujqësore. Terrori i tagrambledhësve të vegjël, që nuk i lejon njerëzit të shesin në mënyrë të rregullt produktet e tyre në Tiranë, do të marrë fund. Të gjithë do të kenë të njëjtin akses në treg. E treta, kemi një mundësi fantastike për të zhvilluar turizmin”, tha Veliaj.

Advertisement