Veliaj: Forcë e kurajo, Tirana do triumfojë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një prononcim për mediat nga Spitali i Traumës, ku vizitoi 3 efektivet e Policisë Bashkiake që u lënduan gjatë protestës së sotme tek këndi i lojërave pranë Parkut të Liqenit Artificial, ka pohuar se deputetët frikacake marrin armë kundër grave. Puna dhe mirësia janë më të forta se dhuna dhe egërsia!”

“Forcë e kurajo, Tirana do triumfojë! Bashkia është në krye të detyrës. Ne kemi bërë disa denoncime. Nuk më intereson sa vip është deputeti, në thelb janë kalamaj frikacakë që marrin armë kundër grave. Parti që nuk e  njeh trimërinë. Trimëri është që të respektosh ligjin,” tha Veliaj.

Advertisement

Ndërsa në një postim të mëvonshëm në statusin e tij Facebook, Veliaj sjell në imazh shatervanin të liqeni artificial dhe shprehet: “Faleminderit nga zemra qytetarëve të Tiranës në këto kohë të barbarisë mesjetare mbi qytetin tonë të përbashkët!”