Vedat Ademi premton rikthim të fuqishëm!

Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Vedat Ademi prej disa kohësh nuk është shumë aktiv me projektet e tij muzikore. Pasi u largua për në SHBA këngëtari vendosi të bëjë një shkëputje nga karriera dhe duket se rikthimi do të jetë i fuqishëm. Nëpërmjet një videoje, këngëtari duke ju uruar fansave festat e fundvitit, ju premtoi se 2019 do të jetë e mbushur me surpriza nga ana e tij. ”Përshëndetje nga unë Vedat Ademi. Dua t’ju uroj festat e fundvitit të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Viti që po vjen ardhtë i mbarë, e sa më shumë shëndet dhe dashuri. Në mënyrë të veçantë dua të përshëndes të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve, duke ju premtuar se viti 2019 do të jetë shumë produktiv nga ana ime.Do të sjell muzikë dhe këngë shumë të bukura”, shprehet këngëtari.

/Tring/

Advertisement