Vdes Koko, gorilla e famshme që mësoi gjuhen e shenjave

Çfarë trishtimi!

Gorilla më e famshme më botë ka ngordhur në moshën 46 vjeçare. Njoftimi është bërë në Twitter nga Gorrila Foundation. Ajo vdiq në gjumë, thotë fondacioni që kujdesej për të.

Advertisement

Koko u lind në 1971-shin në Kopshtin Zoologjik të San Franciso-s dhe u quajt fillimisht Hanabi-ko. Hanabi-ko, në japonisht, do të thotë “fëmijë fishekzjarresh”.

Ajo mësoi gjuhën e shenjave me ndihmën e studiueses Dr.Francine Patterson dhe kuptonte rreth 2,000 fjalë të anglishtes së folur.

Në një komunikatë shtypi, fondacioni kujton sesi aftësia e saj për të folur hapën mendjen dhe zemrën e miliona njerëzve.

“Ishte shumë e dashur dhe do të na mungojë shumë”, thuhet në komunikatë.

Në 1978 National Geographic i kushtoi gorillës dy kopertina, ku shfaqej me një aparat fotografik dhe me kotelen e saj të preferuar.

Më pas në 2014 ajo bëri sërish bujë kur qau pasi mësoi vdekjen e mikut të saj Robin Williams.

Gorilla kishte një kuotë inteligjence (IQ) nga 75-95, kuptonte 2000 fjalë angleze. Të dhëna befasuese, duke pasur parasysh që IQ mesatare për njerëzit është 100 pikë.

Fondacioni njoftoi që do ta nderojë Koko me një aplikacion për gjuhën e shenjave, ku ajo do të jetë protagoniste. Aplikacioni do të mbledhë të ardhura për gorillat, fëmijët dhe projekte të tjera.