Ian Holm, aktori i filmit “Lord of the Rings” vdiq në moshën 88-vjeçare. Lajmin fillimisht e bëri të ditur agjenti i tij në një njoftim për mediat britanike.
Holm është më i njohur për interpretimin e Bilbo Baggins në trilogjinë e filmit “Lord of the Rings”, edhe pse ka luajtur në dhjetëra role të tjera filmike e televizive.
“Është shumë e trishtë që aktori Ian Holm ndërroi jetë këtë mëngjes, në moshën 88-vjeçare,” u shpreh Markham, Froggatt dhe Irwin, për “The Guardian”.
“Ai vdiq në spital, me familjen dhe kujdestarin e tij”, thanë agjentët.
“Simpatik, i sjellshëm dhe i talentuar, do të na mungojë shumë”, shtuan ata.