Vdekja e Dwamena-s, mjeku: Dyshohet të ketë hequr defibrilatorin nga zemra…

Mjeku Mel Ostreni komentoi në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, rastin e vdekjes tragjike të futbollistit të Egantias, Rafael Dwamena.

Ostreni hodhi dyshime se futbollisti kishte hequr defibrilatorin nga zemra, por shtoi se për vdekjen e 28-vjeçarit gjithçka do të vërtetohet nga autopsia.

Advertisement

“Lojtari e ka ditur problemin dhe ka thënë edhe vetë që “Zoti ma ka dhënë jetën dhe Zoti do ma marrë”. Por, gabimi më i madh i tij, siç kam dëgjuar nga burimet e mia, është se ai e kishte hequr defribilatorin që kishte në gjoks sepse i jepte shqetësime. Unë nuk besoj se e ka hequr në Shqipëri. Mund ta ketë hequr ose në një shtet evropian ose në vendlindjen e tij”, tha Ostreni.

Kujtojmë se ganezi ka pasur një karrierë të pasur në disa klube të njohura europiane, e cila nisi tatëpjetën e saj kur ato mësuan për problemet shëndetësore që ai kishte.

*Në vitin 2017 klubi i tij Zurich ra dakord me ekipin e Premier League, Brighton për transferim në vlerën 11 milionë paund.

*Vizitat mjekësore konfirmuan probleme me zemrën, marrëveshja nuk u realizua dhe Zurich ndërpreu kontratën prej kushteve të papërshtatshme shëndetësore.

*Në vitin 2018 u bë pjesë e Levantes. U huazua te Real Zaragoza, por bashkëpunimi u ndërpre në vitin 2019 prej problemeve në zemër.

*Edhe Levante ndërpreu bashkëpunimin prej gjendjes shëndetësore të sulmuesit nga Gana.

*Dwamena u transferua te Vejle në Danimarkë, por edhe ky klub mbylli kontratën për shkak të komplikacioneve në zemër.

*Në vitin 2021 pësoi kolapsin e dytë në fushë, pasi kishte vendosur aparat në zemër. Luante në Kupën e Austrisë me Blau Veiss Linz, që i ndërpreu kontratën për shkak se e cilësonte rrezik për jetën aktivizimin e lojtarit. Karriera e tij në Austri u mbyll.

*Pas një viti pa futboll, Raphael Dwamena u kthye në fushë.

*Më 29 dhjetor 2022, Egnatia prezantoi sulmuesin, që në më pak se një vit u kthye në yllin e futbollit shqiptar.

*Data 11 nëntor 2023 rezultoi fatale për Raphael Dwamena. Në minutën e 24 të duelit për titull, Egnatia – Partizani, pësoi kolaps në fushë dhe afro një orë pas ngjarjes humbi jetën në spital.