Rivaliteti i çdo të shtune mbrëma për audiencë i komedianit Ermal Mamaqi dhe moderatores Luana Vjollca është kthyer tashmë në një show më vete…
Këtë herë ama “konflikti” ka ndodhur për këngëtaren Anxhela Peristeri.
Pasi Mamaqi ka publikuar foton duke thënë se Anxhela do të jetë e ftuar në studio, Luana ka shkruar: “Pasi ta shohin tek unë nesër.” Ndërkohë Ermali ja ka kthyer: “Luana e morëm vesh që ka qenë tek ty. S’ka nevojë të na prishësh emisionin,”-përfundon Ermali.
Ndonëse këto komente duken si shaka mes tyre, nuk është hera e parë që shprehin rivalitet për audiencën apo për personazhet.