Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili priti sot në takim një përfaqësi të kompanive “Call Center” që operojnë në Shqipëri.
Vasili u shpreh se ky biznes realizon punësim masiv në vendin tonë dhe se ligji italian ka krijuar vështirësi për të ardhmen e “call center”-ave në vendin tonë.
Kryetari i Grupit Parlament bëri thirrje që të ndërhyhet shpejt dhe konkretisht nëpërmjet një paketë masash për mbrojtjen e këtij biznesi.
“Takimi ishte shumë i dobishëm. Ky biznes realizon punësim masiv në vendin tonë. Aktualisht, janë mijëra të rinj të punësuar në kompanitë ‘call center’. Ligji italian ka krijuar vështirësi për të ardhmen e ‘call center’-ave. Duhet të ndërhyhet shpejt dhe konkretisht. Është e nevojshme një paketë masash. Lehtësirat janë jetike për mbrojtjen e këtij biznesi”, deklaroi Vasili në lidhje me takimin.