Valdrin Sahiti është surprizuar po aq sa ne kur ka parë Beyonce të veshur me fustanin e tij

Beyonce veshi një nga fustanet e krijuara nga Valdrin Sahiti për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy dhe kjo nuk paska ardhur si surprizë vetëm për publikun, por dhe për vetë stilistin.

I ftuar në “NiN”, Valdrini ka zbuluar se ai nuk e dinte se Beyonce do të vishej me fustanin që mban emrin e tij. “Nuk kemi një komunikim të afërt dhe miqësor me ekipin e saj që t’i dimë detajet. Thjesht shohim çfarë kemi të arsyeshme dhe potenciale në varësi edhe të buxhetit dhe pastaj ekipe të ndryshme zgjedhin gjëra të ndryshme”, ka sqaruar ai, duke theksuar se është habitur po aq shumë sa publiku kur ka mësuar se artistja do të parakalonte në tapetin e kuq me një fustanin e kuq.

Advertisement

Një surprizë si kjo, Valdrini do ta mbajë mend gjatë.

/News31.al/