Moderatorja shqiptare, mes diamanteve dhe botox-it: Kam mbajtur vathë që kushtonin sa një shtëpi

Në rast se do keni mundësi dhe do ta bleni, një diamant do të ishte sa më i madh, aq më i mirë…”, – thotë moderatorja e njohur Fjodora Fjora në një bisedë me Bieta Sulon për rëndësinë e diamanteve dhe botox-it në ditët tona.

Nuk është më çudi shprehja “diamantet janë shokët më të mirë të vajzave”, aq e pamundur jo. Por në rast se shumë vite më parë, ata konsideroheshin miqtë më të mirë të vajzë si shenjë e luksit, sharmit, elegancës dhe joshjes, sot, në fakt, koha lufton me tjetër gjë – rininë e përjetshme.

E ftuar në “Ftesë në 5”, ishte pasditen e sotme Fjodora Fjora, e cila pa u menduar gjatë u sugjeron vajzave diamantet, në rast se ato kanë mundësi t’i blejnë.

Fjodora theksoi se diamantet dhe gurët e çmuar nuk duhet të mungojnë në sirtarin e bizhuterive të asnjë gruaje, megjithëse shtoi se edhe kujdesi estetik është po aq i rëndësishëm.

Sipas saj, bizhuteritë i japin peshë dhe prezencë personit që i mban, sidomos kur bëhet fjalë për evente të rëndësishme.

Unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi… i prekja herë pas here aty në çantë se thoja ‘t’i prek njëherë janë aty apo jo”,- tregoi ajo.

Po, ashtu tha! Sa një shtëpi, vathë diamanti…

/RevistaClass/