Sot në mëngjes mund të kesh lexuar kudo se Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit dhe përdori pasaportën e tij diplomatike për të kaluar me një sasi lënde narkotike,
por postimet e tij në Instagram tregojnë se ai është në Dubai, duke bërë atë që di të bëjë më mirë: Duke krijuar një koleksion të ri!
Valdrini, madje në një video shfaqet edhe vetë, duke diskutuar dhe përzgjedhur një material.
Qartazi, këto postime tregojnë se Valdrini jo vetëm që është i lirë, por vijon të punojë për të sjellë prurjet e reja të “VS”.
Madje, nga postimet e tij morëm vesh edhe se në fund të majit stilisti do të jetë në New York.