Valdrin Sahiti do të veshë Elhaida Danin në Eurosong

Jo vetëm producentët e “I’m Alive” do të jenë bashkëpuntorë nga Kosova të Elhaida Danit drejt rrugës për në festivalin më të madh evropian Eurovision.
Përveç këngës e cila deri më tani ka një sukses të shkëlqyer, në këtë festival rol të rëndësishëm ka edhe paraqitja skenike e këngëtares.
Elhaida Dani tashmë ka përzgjedhur stilistin që do të përkujdeset për pamjen e saj, i cili po ashtu është nga Kosova.
Stilisti do të jetë Valdrin Sahiti.
Tashmë mbetet vetëm të presim për të parë prezantimin e Danit në Eurosong.

Advertisement